Fotot/ Denoncimi, pema zë poshtë turistin Italian por askush nuk i vjen në ndihmë

458
Një tjetër ngjarje e hidhur ka prishur sërish imazhin e Shqipërisë në sytë e turistëve të huaj. Gjatë ditës së sotme një turist italian ka mbetur pa ndenja pranë pikës turistike të ‘syri i Kaltër’ në Sarandë, pasi një pemë i ka rënë mbi kokë. Sipas qytetarëve të pranishëm, turisti italian ka qëndruar për 45 minuta i shtrirë në tokë dhe askush nuk ka shkuar ta ndihmojë. Mesazhi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha. ‘Turisti pa ndihme, ne meshir te fatit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe fotot e qytetarit dixhital! sb “Mirmbrema z sali berisha , desha te bej nje apel ketij shteti te poshter , qe kan mendjen tek njerezit qe shesin fara luledielli , tek gjera shum me pak te rendesishme se sa shendetsia e njerezve , sapo mberrita tek syri kalter ne sarande dhe shof qe ishte kalbur pema esht rrezuar e tera , ka zen turistin italian posht , kemi plot 45 minuta dhe ambulanca nuk vjen as mjek asnje gje personi rrin i shtrir ne tok akoma ne meshir te fatit”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.
Sigal