FOTO/ ‘Zoti na dha, Zoti na e mori’, tragjedia e çiftit shqiptar në Itali

569
Një ngjarje tragjike që i ka ndodhur një çifti shqiptar në Itali, ka marrë vëmendjen e medieve lokale.
“Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë për Alendorin, fëmijën tonë të parë 20-muajsh”.
Fytyrat e prindërve janë shënjuar nga lotët për humbjen e vajzës së tyre Aria, e lindur në 5 Dhjetor 2017. Ngjarja tragjike ka ndodhur në 10 Janar në shtëpinë e çiftit shqiptar në Altobello (në komunën Mestre, provincë në Venecia), që Fisnik Hasaj, 32 vjeç, e bleu sapo u martua me Arlindën, 23 vjeçe.
Sipas mjekëve, vajza “ka vdekur në djep” dhe u transportua e pajetë në spital.
“Duan ta varrosim në Shqipëri, në Shkodër, në qytetin tonë. Do të nisemi të hënën”, citohet Fisniku nga mediat lokale. E kaluam mbrëmjen me prindërit tanë që jetojnë këtu në Favaro”.
“Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur, shton e ëma, Arlinda, dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol. Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi”.


Sigal