FOTO/ Vrau një prostitutë, shqiptari me jetë të dyfishtë alarmon Belgjikën (EMRI)

605
Vrasësi shqiptar Erjon S. është kthyer në Belgjikë duke përdorur identitet të rremë. Ai u dënua në mungesë në Itali për vrasjen e një prostitute. Por në vend që të futej në burg në Itali, jetoi në Belgjikë për disa vite. Madje krijoi dhe një familje, pasi u martua dhe bëri 3 fëmijë. Por askush nga familjarët e tij nuk e dinin të vërtetën e errët të Erjonit.
Kur vrasësi u kap në Belgjikë në vitin 2015, Italia kërkoi ekstradimin. Kështu u lejua të kthehej. Dënimi i tij u reduktua deri në 17 vite burg në Itali. Por dy vite pas ekstradimit ai u kthye sërish në Belgjikë, ku do të kryejë pjesën tjetër të dënimit.
Ishte bashkëshortja e tij që u mor me procedurat dhe nuk e braktisi për asnjë moment. “Jemi të kënaqur që falë avokatit arritëm ta rikthenim Erjonin në Belgjikë. Tani familja është e bashkuar,” ka thënë ajo.
Sigal