FOTO/ Vrasja e adoleshenti në Durrës, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: E vrava se po me shihte …

461
Zbardhet dëshmia e adoleshentit të arrestuar nga policia për vrasjen e 16-vjeçarit Anxhelo Gjokazaj.
Devi L., 17 vjeç është adoleshenti i ndaluar. Ai ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe është marrë në pyeteje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Sipas dëshmisë së autorit, ai kishte dalë nga mësimi dhe u grind me viktimën.
”U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?!
Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë.
Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova.
Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje.


Sigal