FOTO/ Udhëtonin nga Shqipëria në Greqi, ja me çfarë u kapë 2 grekët dhe bullgarja në makinë

632
Një tjetër operacion antidrogë i policisë greke është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar në Kostur.
Policia fqinje ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 1 çantë me 2 pako.
Në brendësi të tyre gjendeshin gati 11 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Në pranga ka rënë drejtuesi dhe pasagjeri grek, përkatësisht të moshës 27 dhe 21 vjeç, si dhe një pasagjere bullgare 21 vjeç.
Nga operacioni janë sekuestruar 3 celularë, 3 karta SIM dhe 100 euro.


Sigal