FOTO/ Tragjedia në Vlorë, policia jep detaje për vdekjen e çiftit Tata

633
Një ngjarje e rëndë është zbuluar paraditen e sotme në Vlorë, ky Rrok dhe Prena Tata, 65 dhe 49 vjeç janë gjetur të vdekur. Dyshimet e para se ata kanë ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e rrjedhjes së gazit, me të cilin ngroheshin.
Burimet kanë bërë të ditur se çifti Tata është me origjinë nga Shkodra, por prej gati 30 vitesh jetonin në Vlorë. Policia thotë se ka qenë një telefonatë që i ka njoftuar për ngjarjen e rëndë.
Informacion paraprak nga Policia Vlorë:
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarësia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr. T., në lagjen ”Pavarësia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr. T. 60 vjeç dhe P. T., 56 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal