FOTO/ Trafikonin kokainë, dënohen anëtarët e bandës shqiptare në Angli (Emrat)

990
Anëtarët e një bande kriminale shqiptare të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani janë dënuar në total me 43 vite burg. Pjesëtarët e grupit kriminal u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.
Sipas policisë, britanike grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore.
Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Droga e sekuestruar nga policia kapt vlerën e 720.000 stërlinave.
Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burg. Valentin Malocaj me 8 vite burg. Valon Bajgora me 8 vite burg. Gjergji Marku dënua me 6 vite burg. Ramadan Doçi u dënua me 6 vite burg. Admir Simeqi me 6 vite burg. Admir Bici me 2 vite e 8 muaj burg. Kamel Safieddine me 2 vite e 8 muaj burg.


Sigal