FOTO/ Terrorizon arkëtaren e bankës me thikë në dorë, aventura e grabitësit mbyllet në pak sekonda

545
Tentativë grabitje në një bankë të nivelit të dytë në qendër të Durrësit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Raportohet se një person ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe nën kërcënimin e një thike ka shkuar në sportelin e arkës për të grabitur xhiron ditore.
Mes panikut, punonjësit e sigurisë së bankës kanë arritur të lajmërojnë policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Forca të shumta policie u futën me shpejtësi në bankë, ndërsa neutralizuan dhe arrestuan autorin. Mësohet se bëhet fjalë për shtetin Kreshnik, M., banues në ish-kënetë, me origjinë nga Rrësheni.
Sigal