FOTO/ Të gjithë për Durrës, rikthehet tmerri, trafiku nis që nga Vora e nuk dihet ku …

533
Është fundjavë dhe sigurisht që të gjithë bëjnë plane për plazh. Mirëpo shqetësuese duket situata sot në autostradën Tiranë-Durrës. Radha e gjatë e makinave fillon që nga “Casa Italia” dhe nuk dihet se ku përfundon.

Për të shkuar në Durrës nëse në ditë normale do të duhen rreth 30 minuta, ditën e sotme do të duhen shumë më shumë.

Ky është një problem pothuajse i përjavshëm që shfaqet, pasi nevoja për pak pushim që ndiejnë kryeqytetasit në këto ditë të nxehta vere me temperatura rekord është vërtet e lartë.
E njëjta problematikë shfaqet edhe gjatë orëve të pasdites kur pushuesit ditorë iu duhet të kthehen në Tiranë.


Sigal