FOTO/ Sulmohet gjatë natës banesa e gazetares Klodiana Lala, policia jep detajet e para

699
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Sipas News 24, në drejtim të shtëpinë së gazetares Klodiana Lala, kanë qëlluar më armë persona ende të pa identifikuar.

Mësohet se  sulmi në banesën e gazetares ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.