FOTO/ Snajper mbi Kryeministri, shihedhëse e makina të blinduara, ja masat e policisë

503
Ndërsa protesta e opozitës do të nisë për pak minuta, policia ka forcuar radhët duke shtuar qarkullimin në zonat më të populluara nga protestuesit. Mbi taracën e Kryeministrisë është vendosur një efektiv me snajper.
Po kështu në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur disa makina shi-hedhëse si pjesë e planit të masave nëse do të shihet e nevojshme përdorimi i tyre për qetësimin e protestuesve në rast të episodeve të dhunës. Nuk mungojnë as makinat e blinduara.
Të angazhuar në terren do të jenë rreth 1500 forca policore, si nga FNSH, RENEA etj. Ndërkohë në orët e para të ditës së sotme janë parë efektivët e shpërndarë dhe makina të shumta policie rreth kryeministrisë.
Sigal