FOTO/ Si i mbijetoi biznesmeni fierak, atentatit me 6 plumba

408
Sigal

u bë atentat me gjashtë plumba në qendër të Patosit, dyshohet hakmarrja.

Policia ka hakmarrjen si pistë kryesore për plagosjen e Edmond Fejzullahut.

52-vjeçari u plagos të premten në mbrëmje në qytetin e Patosit, ku, sipas grupit hetimor, ai po mbahej në vëzhgim nga personat që synonin eliminimin e tij.

Policia sqaroi se ai është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Fejzullahu ka marrë dy plagë në kraharor dhe mësohet se ka shkuar vetë në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi ishte në gjendje që të drejtonte makinën.

52-vjeçari nga qyteti i Patosit, në momentin e ngjarjes ishte në një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 733 EO, mbi të cilën u qëllua me 6 plumba.

Image

Image