FOTO/ Shqiptari masakron gruan, më pas qëllon djalin me armë

613
Sigal

Një italian 54-vjeçar është arrestuar nga karabinerët e Carsolit pasi ka rrahur gruan e tij shqiptare e më pas ka shtënë me pistoletë kundër të birit, pa mundur të godasë në shenjë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, kur gruaja shqiptare, 44 vjeç, ka telefonuar karabinierët, të cilët shkuan me shpejtësi në vendngjarje. Motivi i sherrit ka qenë xhelozia e italianit, tashmë të akuzuar për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje e dhunë. Gjatë kontrollit, përveç armës me të cilën shtiu kundër të birit, duke goditur mobilen, karabinierët gjetën edhe pesë pistoleta të tjera, të denoncuara si të vjedhura, dy prej të cilave të modifikuara dhe me numrin e regjistrimit të fshirë, disa karikatorë, rreth 70 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër armë të ftohta.