FOTO/ Shqiptari i fiksuar keq i thyen kafkën me levë shqiptares dhe e lë të vdesë: Pse s’martohesh me mua

100
Një shqiptare në Londër u godit me një levë nga një bashkatdhetar i saj dhe u la të vdiste. Ai kishte hyrë vjedhurazi në shtëpinë e saj nga dritarja e banjës në çati.
Kështu u tha në gjykatë. Fatmir Stafasani, 49 vjeç, i tha Blerta Sulajt “se kjo është dita jote e fundit” para se të sulmonte në apartamentin e saj në Fullham më 20 mars 2017, derisa ajo humbi ndjenjat.
Gjyqi dëgjoi znj. Sulaj që e identifikoi Stafasanin si sulmuesin e saj dhe prokuroren Michellle Fawcel që tha: “Zonja besonte se ai ishte fiksuar pas saj, ishte i marrosur dhe se e kishte kërcënuar edhe më parë se nëse nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta degradonte dhe pretendonte, në fakt, që ata ishin të martuar.”
Blerta Sulaj u la pas rrahjes me plagë të rënda në kokë, përfshirë kafkën e thyer dhe duart e thyera dhe qendroi javë e mbërthyer në spital. Në gjyq nguli këmbë se dhunuesi ishte ai, Fatmir Stafasani, vetëm ai.
Gjykata mësoi se ata të dy ishin shokë, ishin takuar së pari kur ajo punonte si infermiere në Shqipëri në vitin 2012 para se të vinte në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. Zonja jetonte në një strehim azilkërkuesisht në Thornton Heath dhe do të takohej me Stafasanin që kishte ardhur të shihte nëse ajo “kishte nevojë për ndonjë gjë”.
Por ajo i tha gjykatës se i kishte thënë atij ta linte vetëm dhe se donte të dinte se si ai e ndoqi deri poshtë shtëpisë së saj të re në Fulham.
Djali i saj mbërriti në shtëpi kur policia ishte ende duke hetuar apartamentin pas sulmit dhe u tregoi atyre një foto të Stafasanit kur e pyetën se kush mund ta kishte goditur të ëmën.
Stafasani në gjyq në Brunswicke, Bermondsey në juglindje të Londrës, e mohoi tentativën për vrasje dhe për vjedhje të rëndë. Gjyqi vazhdon.