FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Britani, dënohen me 116 vite burg

694
10 anëtarë të një bande të trafikut të kokainës, mes të cilëve edhe disa shqiptarë janë dënuar nga një gjykate britanike me 116 vite burg në total. Trafikantët u arrestuan në qershor të vitit të kaluar, pasi policia ndërmori një operacion në rrugët e Uellsit ku shkatërroi 7 banda të krimit të organizuar.
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi 1.5 kg kokainë të braktisur në mes të një rruge si dhe 450,000 sterlina, rroba të shtrenjta dhe bizhuteri me vlerë rreth 100,000 sterlina. Sipas policisë britanike, udhëheqësi i bandës së shpërndarjes së kokainës ishte shqiptari Bledar Mziu. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjykata dha vendimet si më poshtë:
Bledar Mziu, 31 vjeç dënohet me 18 vite burg
Tamar Sheblan 34 vjeç dënohet me 16 vite burg
Nicky Jermain Watson, 35 vjeç dënohet me 14 vite burg
Kevin Andreë Paton, 41 vjeç dënohet me 14 vite burg
Paul James Wyatt, 42 vjeç, dënohet me 10 vite burg
Ali Sheblan, 23 vjeç dënohet me 8 vite burg
Hayder Sheblan, 25 vjeç dënohet me 8 vite burg
Hysen Lika, 24 vjeç dënohet me 12 vite burg
Robert Xhepa, 29 vjeç dënohet me 6 vite burg
Petar Govorusa, 33 vjeç u dënua me 10 vite burg
Ramazan Krasniqi, do të dënohet më 9 shkurt.
Kyrone Steed e Pontypool është liruar nga akuzat
Gjykatësi, Jeremy Jenkins që u dha dënimin të arrestuarve, u shpreh pas vendimit: “Jam i kënaqur që secili prej jush e dinte seriozitetin e asaj që po bënit. Secili prej jush e dinte se pasojat e veprimeve ishin shumë të larta. Secili nga ju u kap duhet të paguajë çmimin për përfshirjen në rrjet”.
Sigal