FOTO/ Sekuestrohet gomonia me vlerë 150 mijë euro në Vlorë, ja kush është pronari

544
Policia e Shtetit vijon operacionin ‘Vjeshtë 2017’. Në kuadër të këtij operacioni, policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.
Specialistët Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.
Sipas policisë, mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Sigal