FOTO/ Sekuestrohen 671 kg kanabis në Karaburun, policia jep detaje: Arrestohet 29-vjeçari (Emri)

492
Sigal

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi në Gadishullin e Karaburunit. Policia bën me dije se janë sekuestruar 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik. Në pranga ka përfunduar Benardo Nezhaj, 29 vjeç nga Orikumi. Dyshohet se lënda narkotike do trafikohej në Itali.

Njoftimi i policisë: 
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”Karaburuni”, në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.