FOTO/ Sekuestrohen 428 bimë kanabis në Shkodër, në kërkim dy kultivuesit

512
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 428 bimë narkotike kanabis sativa gjatë kontrolleve që vijojnë nga ajri dhe toka, ndërsa ka shpallur në kërkim dy kultivues.
Ditën e djeshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në bazë të informacioneve policore, dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsej 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në lagjen Likaj fshati Bruçaj, në vendin e quajtur “Poshtë shkëmbit të majës Mgullës”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsej 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë.
Për këto raste u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
F. SH. 29 vjeç, banues në fshatin Kir Shkodër;
R. K. 59 vjeç, banues në fshatin Bruçaj Shkodër.
Materialet hetimore iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal