FOTO/ Riaktivizohet zjarri në Mashkullore të Gjirokastrës, në rrezik sipërfaqe me ullishte e pemë frutore

574
Është riaktivizuar serish zjarri në Mashkullore të Gjirokastrës, duke rrezikuar të djegë sipërfaqe të mëdha me ullishte dhe pemë frutore.
Zjarri ka nisur fillimisht pranë Lapidarit te Cercizit duke u përhapur me shpejtësi.

Për shuarjen e flakëve është angazhuar shërbimi zjarrfikës si dhe banorë të zonës të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore.

Ende nuk dihet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm. Forca policie kanë nisur hetimet.
Sigal