FOTO/ Ranë shkëmbinj, ja ç’po ndodh në rrugën Fushë Arrëz – Dukagjin

428
Sigal

Në segmentin rrugor Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, në km 52.5 nga Fushë Arrësi, pranë fabrikës në Kalimash ka pasur rrëshqitje të një sasie të skarpatës së sipërme të rrugës, e cila e ka bllokuar plotësisht këtë segment.

ARRSH njoftoi se kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë me mjete dhe rruga tani është zhbllokuar, është  hapur për të dyja drejtimet e kalimit. Përgjatë segmentit ka pasur vazhdimisht rënie materialesh mbi rrugë.