FOTO/ Qafë Thanë, përfshihet nga flakët kamioni me shalqi

449
Një kamion me shalqi, i cili ishte duke udhëtuar drejt Korçës është përfshirë nga flakët në kthesat e Qafë Thanës.

Ngjarja është shënuar në orët e para të këtij mëngjesi.

Zjarri që ka nisur fillimisht në pjesën e pasme të kabinës ka përfshirë më pas të gjithë pjesën e pasme të kamionit, njofton Tvsot7, duke dëmtuar të gjithë shalqirin e ngarkuar dhe të destinuar për treg. Ka qënë vetë drejtuesi i mjetit. ai i cili ka konstatuar zjarrin dhe ka arritur të dale nga kamioni pa u dëmtuar.

Në vendngjarje mbërriti zjarrfiksja e Pogradecit e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Në vendngjarje mbrriti edhe një grup hetimor i policisë për zbardhjen e ngjarjes e cila paraprakisht dyshohet se u shkaktua nga një masë.
Sigal