FOTO/ Policia shqiptare në Stamboll për Met Kananin, çfarë ka ndodhur me “Escobarin shqiptar”

597
Sigal

Një grup i policisë shqiptare ka udhëtuar drejt Stambollit në lidhje me çështjen e të ashtuquajturit “Escobari shqiptar”, Met Kananin, i cilit u kap 1.1 ton kanabis.

CNN Turk raporton se 11 të arrestuarit dhe vetë Kanani kanë dalë para trupit gjykues. Ditët e fundit në vijim të hetimeve, autoritetet turke gjetën dhe një magazinë që përdorej nga shqiptari për të mbjellë kanabis.

Ekipet e Drejtorisë së Anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre. Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por “Escobari shqiptar” nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Baroni i drogës, siç e konsiderojnë mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

turk

Burimet thanë se Met Kanani po ndiqej njëkohësisht nga policitë e disa vendeve të BE-së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe Policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistruar procedimi penal, pas një informacioni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Oficerët e Hetimit të Narkotikëve dorëzuan dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacione dhe të dhëna të administruara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacionet e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

Sipas Policisë turke, Met Kanani ka pjesën më të rëndësishme të rrugës ballkanike për trafikun e drogës.