FOTO/ Policia i zbulon skemën, si u kapën dy shqiptarët me 45 kg drogë në Itali (Emrat)

505
Policia italiane e shtetit ka arrestuar 2 shqiptarë dhe 1 italian pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë.
Viktor Dalipaj, 42 vjeç, dhe Arsen Hoxha, 36, sëbashku me 40-vjeçarin italian Giuseppe Russo janë emrat e tre personave të arrestuar.
Autoritetet italinae ishin lajmëruar për një makinë Mercedes A-Class gri që po kthehej nga Sicilia me një ngarkesë droge.
Por ata nuk reaguan menjëherë, duke pritur se cili do të ishte përfundimi i kësaj sasie. Pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, policia priti teksa italiani Russo do të takohej me personat të cilëve do t’u jepte drogën, të cilët ishin dy shqiptarët e arrestuar Dalipaj e Hoxha.
Policia e zbuloi që e gjithë skema ishte një stafetë për të kaluar drogën nga italiani tek shqiptarët, që drejtonin një makinë tip BMW blu.
Në operacionin e zhvilluar u sekuestruan 45 kg marijuanë të ndara në 10 pako, të fshehura në pjesën e pasme të makinës së italianit Giuseppe Russo
Sigal