FOTO/ Policia gjen thasë me 107 kg kanabis në një fshat të Këlcyrës, e pëson kryeplaku

469
Si rezultat i operacionit të koduar policor “Limari”, në vendin e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambjent të hapur, në afërsi të fshatit Limar, Këlcyrë, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 107 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
P.K, 35 vjeç, (kryeplak i fshatit Limar), për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona, për të cilët policia nuk jep më shumë të dhëna për arsye hetimi.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Sigal