FOTO/ Policia e Korçës kontroll kufirit me Greqinë, gjen dy çanta me drogë

464
Gjatë patrullimit dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e kufirit të gjelbër, të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë në vendin e quajtur “Përroi i Drenit”, u konstatuan dy çanta sportive brenda të cilave u gjet 2 Kg e 700 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Sigal