FOTO/ Po udhëtonte për në Greqi, tiranasit i gjendet kokainë në makinë

475
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 56-vjeçar nga Tirana pasi i është gjetur një sasi kokaine në makinë, ndërsa udhëtonte drejt Greqisë.
56-vjeçari me inicialet DH.K., është kapur në pikën kufitare të Kapshticës ku gjatë kontrollit të detajuar që është ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20.8 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.


Sigal