FOTO/ Po udhëtonte me dy fëmijët e mitur, kush është 25-vjeçarja shqiptare që u kap me makinën plot me drogë

599
Sigal

Policia greke ka arrestuar në Igumeicë 25-vjecaren shqiptare Kostandina Mata në mjetin e të cilës u gjet dhe u sekuestruan 33 pako me 35 kg e 130 gr marijuanë.

Në momentin e ndalimit, në makinën e 25-vjeçares, Mata ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Si provë materiale, policia sekuestroi edhe një telefon celular.

Mediet greke raportojnë se, shqiptarja ishte furnizuar me drogë në territorin e shtetit fqinj dhe më pas kishte marrë përsipër ta çonte në destinacion.

Mësohet se Kostandina Mata, ishte pronare e një kantine në Sarandë.