FOTO/ Planifikonte arratisjen nga burgu, shqiptari mik i Alket Rizait dhe ‘kokës’ së mafias greke Stefanakos

1333
Ndonëse vuante dënimin në Greqi, nën akuzën se ka qenë pjesë e një organizate terroriste, shqiptari Fabio Dushku, i cili thuhet se kishte planifikuar arratisjen, brenda dhomës së tij ishte i ‘lirë’.
Kjo pasi gjatë kontrollit që iu bë në qelinë e tij në burgun e Korydallosit, të riut shqiptar iu gjetën 3 laptopë, celularë dhe një thikë. Mediat greke raportuan se gjatë kohës që në dhomën e tij u fut policia, shqiptari ishte duke folur në skype. E si për ta vërtetuar më mirë këtë gjë, në një kontroll të thjeshtë sheh se si i riu shqiptar, pavarësisht faktit se është në burg, disponon një edhe një adresë ‘Facebook’-u Por jo vetëm kaq, ai shihet të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale. I riu duket i apasionuar për të krijuar miqësira virtuale, ndërsa i pëlqejnë edhe këngët greke,.
Mes shumë gjërave që ka postuar Fabio Dushku, spikat edhe një foto ku shihet bashkë me Alket Rizain, shqiptarin e njohur për arratisjet e tij të bujshme, që sot vuan ende dënimin në burgjet greke. Po ashtu, Dushku i kishte kushtuar rëndësi edhe vrasjes së bujshme e Vasilis Stefanakos, i cilësuar si ‘koka’ e mafias në Greqi si dhe njihet për lidhjen e tij të ngushtë me shqiptarin Alket Rizain. Stefanakos u qëllua me 11 plumba nga breshëria e një kallashnikovi.
Dushku i ka kushtuar një status prekës Stefanakos, ndërsa nuk nguron që ta quajë atë edhe mik. Madje në shenjë solidarizimi, më 17 janar, ditën kur ndodhi vrasja e Stefanakos, Dushku kishte vendosur edhe një fiongo të zezë në profilin e tij. Duke u kthyer te plani i tij për t’u arratisur, policia greke bëri me dije se shqiptari ishte në bashkëpunim me terroristët e ‘Pirines tis Fotias’, ndërsa thuhet se ishte menduar që të shembej muri i burgut.


Sigal