FOTO/ Plagosi me armë zjarri policin, kush është i riu me nënshtetësi gjermane (Emri)

686
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar që plagosi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme efektin policisë Ermal Bregu tek ish Parku i Autobusëve. “BalkanWeb” mëson se autori i dyshuar është Daniel Manushi me nënshtetësi gjermane dhe policia po punon për kapjen e tij.
NGJARJA
Plagosja ndodhi mbrëmë rreth orës 19.35, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i Autobuzëve në kryeqytet. Burime policore bënë me dije se polici punonjës pranë komisariatit nr.1, jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy banorë të lagjes, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me armë. Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë Ermal Bregun të plagosur. Ndërkohë, pak pas ngjarjes drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu në një prononcim për mediat deklaroi se krimi nuk ka lidhje me detyrën, ndërsa policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes.
Sigal