FOTO/ Pikasen nga policia greke, trafikantët braktisin çantat me drogë dhe futen në Shqipëri

607
Policia greke ka kapur një sasi të madhe droge në kufi me Shqipërinë, ndërsa është arrestuar një i mitur. Operacioni është zhvilluar në Neohori, Janinë në kufirin e gjelbër, kur është pikasur një grup personash që transportonin në krahë çanta me drogë dhe kishin hyrë nga Shqipëria.
Gjatë ndërhyrjes u kap vetëm personi i parë që paraprinte grupin, një shqiptar 17 vjec, pasi personat e tjerë ikën me vrap dhe janë futur në tokën shqiptare. Ata hodhën në tokë çantat që përmbanin 94 pako me 164 kg 600 gram marijuane dhe 158 fishekë Kallashnikovi.
Kujtojmë se prej 20 Janarit e deri sot, në Igumenice, Janine, Athine, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 2.6 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.


Sigal