FOTO/ Përplasen dy makina në Elbasan, të plagosur

532
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasna, ku dy persona kanë përfunduar në spital.
Burime nga policia thanë se, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan, automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 335 KK me drejtues 34-vjeçarin me inicialet A. H., banues në Pogradec është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen Golf’ me targa AA 395 SP, me drejtues mjeti 62-vjeçarin me inicialet H. D., banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 66-vjeçarja me inicialet V. V., banuese në Tirane dhe 58-vjeçari me inicialet J. D., banues po në Tiranë, pasagjerë të mjeti Golf.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për manovër të gabuar nga ana e automjetit tip Volkswagen.


Sigal