FOTO/ Para një jave u kap me 31 kg marijuanë bashkë me një shqiptar, çfarë iu gjet sot grekut

539
Sigal

Pas kapjes së 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në 28 maj në Kostur, policia greke ka vijuar operacionin në Selanik. Gjatë kontrollit të një mjedisi që ishte në pronësi të një prej dy të arrestuarve të 28 majit, u gjetën dhe sekuestruan 21 pako me 210 kg 220 gramë marijuanë, të fshehura në tavanin e një furgoni, dhe 15 pako me 8 kg e 12 gramë heroine.
aff93484-15e8-42e9-a92a-b11a3220319e
Këto u sekuestruan në mjetin dhe mjedisin e 50-vjeçarit grek, i cili në 28 maj u kap bashkë me një 52-vjeçar shqiptar, teksa transportonin nga kufiri i gjelbër në Kostur për në brendësi të tokës greke, 31 kg e 400 gramë marijuanë.
54bfb824-e6a9-4a15-9a2c-79ed0d3c4920
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
7de34275-eaec-47e6-86e0-4e3dc696273d