FOTO/ Pa patentë, e reja nga Librazhdi përplaset me kolonën e një lokali

1079
Sigal

Një 20-vjeçare nga Librazhi është prangosur nga policia, pasi është përplasur me kolonën e një lokali.

E reja Adenisa A., 20 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman të Librazhdit, ka qenë e pa patentë në momentin e përplasjes.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Librazhd, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

Adenisa A, 20 vjeçe, banuese në fshatin “Kuturman” Librazhd.

Shtetasja e lartpërmendur duke drejtuar mjetin me targa AA 825 IN, e pa paisur me Leje drejtimi , ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me kolonën prej betoni të një lokali.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi’, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.