FOTO/ Nga lidhja me ISIS tek pengmarrja, kush është ish-anëtari i bandës së Gjin Nikës që u arrestua sot

407
Personi që shihni në foto është 27-vjeçari nga Pogradeci, Fajton Bono, një emër i njohur ky për policinë. Po kush është i riu që u arrestua sot për armëmbajtje pa leje? Mesohet se janë siguruar të tjera detaje për Bonon, që rezulton person me disa precedentë penale. Raportohet se Bono u arrestua pas një hetimi 1 mujor, në një lokal në Pogradec pasi lëvizte lirshëm me një pistoletë ‘TT’, bashkë me 6 fishekë.
Burime bëjn me dije se 27-vjeçari është skeduar nga policia si person me prirje radikale, pasi dyshohet se ka luftuar për disa muaj në Siri, përkrah grupit ekstremist ISIS, akuzë për të cilën ai u arrestua. Po ashtu, pak kohë më parë Fatjon Bono u kap nga policia në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës i cili është vrarë disa vite më parë.
Po ashtu 27-vjeçari është arrestuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Mes të tjerash thuhet se në vitin 2016 Bono ka grabitur dhe ka rrëmbyer për rreth dy orë një person nën kërcënimin e armës, ndërsa i mori atij afro 15 m dru zjarri prani fshatit Vërdovë.
Fatjon Bono 1
Sigal

Fatjon Bono 2

Fatjon Bono 4

Fatjon Bono 6

Fatjon Bono