FOTO/ Në makinë me pistoletë me vete, arrestohet kavajasi me dy emra

500
Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjecar, pasi iu gjet me vete një armë zjarri me 17 fishekë. Në pranga ka përfunduar Nael Shala (Fatri Krasniqi) 35 vjeç, banues në Kavajë.
“Më datë 25.03.201i8, në rrugën Golem-Durrës (në Plepa) duke udhëtuar me një mjet tip Benz, pasagjer në mjet është arrestuar nga Shërbimet e Policisë pasi dispononte armë zjarri pistoletë tip Bereta dhe 17 fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.


Sigal