FOTO/ Me pistoletë dhe thikë me vete, policia vë në pranga 19-vjeçarin nga Vora (Emri)

559
Një 19-vjeçar nga Vora është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Nga kontrolli fizik që i është ushtruar nga uniformat blu, shtetasit Denis Kuçi i është gjetur një pistoletë “Berreta” dhe një mjet prerës, thikë.
Raportohet se ndalimi i të riut nga policia kriminale në Vorë u bë pas informacioneve në rrugë operative.
Sakaq, materialet në ngarkim të 19-vjeçarit Denis Kuçi i kaluan prokurorisë së rrethit.


Sigal