FOTO/ Me 42 kg drogë në makinë drejt Greqisë, kapet shqiptari i kërkuar për vrasje

Policia greke ka vërë në pranga një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me drogë. Autoritetet fqinje ndoqën automjetin me të cilin vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaluan në zonën e Gorgomilos, në Prevezë.

Brenda në automjet u gjetën dhe sekuestruan 29 pako me 41 kg 252 gram marijuanë. Gjithashtu, shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan edhe 1300 euro, 1000 lekë shqiptare si dhe 2 celularë.

Mjeti tip BMV me të cilin lëvizte, në fakt i përkiste një shqiptari tjetër, i cili gjithashtu u shpall në kërkim. Nga verifikimet e policisë rezultori se ndaj të arrestuarit shqiptar, kishte dy urdhër-arreste, një për tentativë vrasje si dhe një për trafik droge.