FOTO/ ‘Maska’ e armatosur kapet mat kur po grabiste një taksi, ja si iu zu pritë

622
Sigal

Një person është kapur në momentin kur po grabiste me armë një taksi. Ngjarja ka ndodhur në  Elbasan dhe bëhet fjalë për një 17-vjeçar të maskuar dhe me armë.

Policia e Elbasanit njoftoi se në sajë të reagimit në kohë, bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit: S. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.

Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futur në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet. Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 140/22 dhe 278 të Kodit Penal.