FOTO/ Masakron me thikë 22-vjeçaren e lidhur pas krevatit, autori i krimit monstruoz jep detajet

399
Sigal

Një burrë 49-vjeçar, pasi vrau të dashurën e tij me ftohtësinë më të madhe, ka treguar të gjithë skenën, nga torturat deri sa ka dhënë shpirt.

Jason Farrell, kaloi një orë duke shkruar dokumentin që pasqyronte krimin, e duke dhënë detaje të tmerrshme se si vrau Sammy Lee Lodwig, 22-vjeç.

Në bodrumin e banesës së tij, ai e kishte goditur atë brutalisht dhe pa mëshirë me thikë.

Pasi kreu krimin monstruoz, i “larë” në gjak, ai doli qetësisht nga bodrumi, duke  thënë se e kishte vrarë të renë.

Policia e gjeti 22-vjeçaren të lidhur në një shtrat, dhe me plagë thikë kudo në trup.

Farrell u takua me Sammy-Lee kur ajo ishte një vajzë e vogël, ndërsa ai ishte në një lidhje me nënën e saj, Sarah, Lodwig.

Ata u takuan përsëri vite më vonë kur ajo i kërkoi ndihmë sepse një burrë po e ndiqte, ndërsa më pas filluan të kishin lidhje seksuale.

Ai e kishte lidhur atë me rripat e fustanit që e reja kishte veshur, ndërsa rrëfeu në polici se ishte siguruar që ajo të kishte një vdekje të ngadaltë dhe se ishte siguruar që të mos bërtiste gjatë sulmit.