FOTO/ Makina e trafikantit të kokainës e përplasur nga policia

422
Policia e Tiranës dha detaje mbi operacionin antidrogë të zhvilluar pasditen e së martës në zonën e Don Boskos. B.P për të cilin ishin marrë informacione se shiste kokainë në këtë zonë. Ai nuk pranoi të ndaloi në postbllokun e policisë, por kreu disa manovra të rrezikshme. Policia qëlloi në drejtim të gomave dike e plagosur në këmbë. Automjeti tip Citroen me të cilën lëvizte trafikanti u përplas me një automjet të agjentëve të policisë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lëndës së dyshuar narkotike e llojit kokainë. Për pasojë është kryer kontrolli i banesës së shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe nje sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sigal