FOTO/ Kush është biznesmeni i grabitur në Shkozet të Durrësit

461
Sigal

Biznesmeni i transportit, banesa e të cilit u grabit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, është identifikuar si Elton Kelmendi.

Dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro. Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që ka nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira, si dhe me tregti me pakicë e import-eksport të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë.

asasas