FOTO/ Kokaina nga Spanja, si e shfrytëzonte marketin e fruta perimeve për trafikim shqiptari në Itali

509
Policia italiane ka zgjeruar operacionin kundër bandës që trafikonte drogë nga Spanja në Itali, ku pjesë janë edhe shqiptarë.
Cesena Today raporton se droga, vinte nga Spanja përmes Francës dhe më pas paketohej e ndahej për shitje me pakicë.
Ajo dorëzohej në një market që shiste fruta dhe perime dhe ishte pronë e një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Shqiptari, i cili u zbulua nga përgjimet e policisë, dhe një kushëriri i tij me lidhje të forta në rrjetin e trafikut të drogës ishin përgjegjës për pritjen dhe më pas shpërndarjen e drogës së ardhur.
Figura kyce e grupit ka qenë një sicilian që vepronte mes Rimini, Forlì, Cesenatico dhe Cervia dhe siguronte shpërndarësit e drogës për shitje në rrugë.
Karabinierët kanë dokumentuar mbi 2 mijë episode të trafikut për një qarkullim që llogaritet në mbi 1 milion euro, shkruan Cesena Today.
Sigal

1356