FOTO/ Kapen me drogë e armë në banesë, pranga dy vëllezërve shqiptarë në Greqi

600
Pas dyshimeve se merreshin me trafik droge, dy vëllezër shqiptarë janë jane arrestuar ne rrethinat e Selanikut.
Fillimisht ata u kapën në flagrancë me 10.7 kg kanabis në dy makinat e tyre, ndërsa gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën sasi të tjera lënde narkotike dhe jo vetëm.
Në banesën e 25 vjeçarit u gjetën, 25,6 kg kanabis ndërsa tek i vëllai i tij dy vite më i vogël pëveç 2.3 kg kanabis u gjetën dhe nje pistolete me kreher dhe dy fisheke, nje peshore precizioni, 3 doreza hekuri, 1.500 euro.
Dy të arrestuarit do të dërgohen te prokuroria e Selanikut, ku pritet t’u komunikohet dënimi.
Sigal