FOTO/ Kapen 2 shqiptarë me 23 kg kokainë me vlerë 12 milionë euro

463
Një shqiptar dhe “kolegu” i tij Italian janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Firence. Në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar L.L. dhe italiani 59-vjeçar me iniciale M.R. Policia i ka kapur me “presh në duar” dy trafikantët, teksa ata po shkëmbenin makinën për transportin e drogës. Policisë i është dashur ta çojë automjetin në një ofiçinë, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e drogës nga mjeti. Sasia e sekuestruar ka qenë 23 kg kokainë, e barazvlefshme me 12 milionë euro. Kapja në befasi është bërë në garazhin e shtëpisë së shqiptarit. Pavarësisht se aid he kolegu i tij Italian kanë tentuar t’ja mbathin, përpjekja ka rezultuar e kotë.
Sigal