FOTO/ Ja kush është shoferi i kamionit që transportonte 613 kg kokainë

543
Personi që shikoni në fotot e mëposhtme është Armando Pezaku, personi që drejtonte kamionin ku u kapën 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit.
Kamioni i cili ai drejtonte ishte i mbushur me banane, dhe poshtë tyre fshihej sasia rekord e kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Bashkë me të është arrestuar dhe një tjetër person, Donaldo Lushaj.
Detajet e operacionit i dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me prokurorin Besim Hajdarmataj.
Veliu tha se anija ka mbërritur në portin e Durrësit në datën 19 shkurt, dhe prej asaj dite është mbajtur në vëzhgim. Veliu bëri me dije se droga ishte fshehur në dysheme mes ngarkesës me banane.
Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët.
Policia e Shtetit bën me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro.
Ngarkesa është marrë në dorëzim nga “Arbri Garden”. Veliu tha se pronari i konteinerit është Arbër Çekaj.


Sigal