FOTO/ Ja kush është nëna e 6 fëmijëve që u ekzekutua nga burri

568
Sigal

Gruaja që shihni në fotografi është Adriana Shaholli, 40-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Durrës, pasi u godit me sende të forta nga bashkëshorti.

Image

Nëna e 6 fëmijëve u dërgua në Urgjencën e Durrësit, por nuk mundi t’i shpëtonte plagës së marrë nga zënka me Çlirim Shahollin, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se nuk donte ta vriste gruan e tij.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. U zumë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, raportohet të ketë thënë burri në polici.

Familja banonte në lagjen në lagjen Nr.15, ku edhe është dhunuar gruaja, e cila ndërroi jetë më pas në spital. Raportohet se çifti, që kishte 6 fëmijë, ishte në vështirësi ekonomike.