FOTO/ I papunë dhe me ‘BMW’, kapet shqiptari me drogë në Itali

568
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 17 kg drogë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap teksa drejtonte mjetin tip ‘BMW’, ndërsa vlera e drogës që u kap ishte 150 mijë euro.
Shqiptari, i papunë, përfundoi në burg në Chieti, me akuza për posedim të drogës. 28-vjeçari banonte në Pescara, mbahej nën kontroll nga karabinierët.
Droga e sekuestruar, 9 marihuanë dhe 8 hashash, konsiderohet e një cilësie të mirë dhe ndoshta vjen nga rajoni i Ballkanit. Policia po heton lidhur me dokumentimin e plot të ngjarjes në fjalë.
Sigal