FOTO/ I armatosur deri në dhëmbë, arrestohet “i forti” nga Shkodra, ja çfarë iu gjet në banesë

494
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Nicaj” dhe ka arrestuar një person të rrezikshëm në shtëpinë e së cilit ka gjetur një arsenal armësh e municionesh si dhe lëndë narkotike.
Në pranga ra “i forti” Vat Lami, 41 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatorë, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë dhe 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Sigal