FOTO/ Hutohen plazhistët italianë: Deti i trazuar nxjerr në breg dhjetra dengje me marihuanë

452
Deti i trazuar në Itali ka nxjerrë në breg pako të mëdha me marihuanë. Policia ka nisur hetimet për të gjetur origjinën e kësaj ngarkese të madhe që kishte dalë në breg në plazhet e Montesilvani, Francavilla al Mare dhe Silvi.

Hipoteza më e mundshme është se origjina e tyre është nga Shqipëria apo vende të tjera të Ballkanit. Pavarësisht kësaj, ngarkesa prej 100 kg ishte drejtuar për në Abruzzo ose diku tjetër.

Sipas hetuesve, kjo ngarkesë mund të ketë qënë duke u transportuar me gomone ose ndonjë anije e ka humbur këtë ngarkesë prej detit të ashpër.

Në Francavilla janë gjetur dy “zinxhirë” me paketa marihuane në një distancë gjysëm kilometri larg njera tjetrës. Vlera sipas një vlerësimi fillestar mund të jetë rreth 350 mijë euro.
Sigal