FOTO/ Horrori në Itali, si u sulmua për vdekje 1-vjeçarja shqiptare në shtëpinë e gjyshit, babai…

579
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje Breshian e Italisë dhe jo vetëm, ku një vajzë 1 vjeçe me origjinë shqiptare u masakrua për vdekje nga dy qen pit bull. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në komunën e Flero, në krahinën e Brescia.
Vogëlushja jetonte bashkë me nënën e saj tek gjyshërit, pasi babai, shqiptar, ishte larguar drejt Gjermanisë, fill pasi kishte humbur punën në Itali. “Tgcom” shkruan se në momentin kur ndodhi ngjarja, 1-vjeçarja ishte në shtëpi bashkë me gjyshen dhe gjyshin, pasi nëna 22-vjeçare (italiane) ndodhej në punë. Pasi doli në oborrin e shtëpisë për të luajtur, ajo u sulmua egërsisht nga dy qentë e gjyshit të saj 63-vjeçar. Pavarësisht se ky i fundit ndërhyri për ta shpëtuar, nuk arriti të shpëtonte vogëlushen, duke ngelur edhe vet i plagosur. Mësohet se vajza mori lëndime të mëdha në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë ku ndodhi tragjedia, në hyrje të saj ndodheshin dy qentë pit bulla, të cilët më pas u neutralizuan. Sakaq, aktualisht gjyshi ndodhet i shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportojnë mes të tjerash se nëna e vogëlushes për shkak të shokut të madh që përjetoi pas lajmit të tmerrshëm, është shtruar në spital.
Sigal